Dy avionë bombardues Su-34 të Forcave Ajrore Ruse u përplasën gjatë manovrave në Ekstremin e Largët, duke e bërë të vështirë nisjen e operacioneve të shpëtimit në ujërat e akullta të Detit të Japonisë për shpëtimin e pilotëve, njoftuan autoritetet ruse.
”Dy bombarduesit u përplasën duke rënë në Detin e Japonisë pranë ngushticës së Tatarisë, midis ishullit Sakhalin dhe kontinentit’’, raportoi Komiteti i Hetimeve në një deklaratë, duke komunikuar nisjen e një hetimi për shkelje të rregullave të trafikut ajror. ‘’Aksidenti u regjistrua rreth orës 05H00 GMT rreth 35 kilometra nga brigjet ruse’’, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga mediat ruse.