Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu shprehet pro marrëveshjes së Prespës dhe kundër kryesisë së Lëvizjes për Ndryshim (KINAL). Papandreu thyen heshtjen në një intervistë për “Gazetën e Redaktorëve” ku e konsideron mjaft pozitive për rajonin marrëveshjen për çësshtjen e emrit të Maqedonisë.
Marrëveshja pritet të kalojë të martën e ardhshme në komisionin e posaçëm dhe të premten në parlamentin grek, deklaroi kryetari i kuvendit grek, Nikos Vuçis pas asamblesë së SYRIZA sot, në një intervistë për CNN Greece. Jorgos Papandreu e konsideroi si “një marrëveshje të balancuar” duke theksuar se është momenti i përshtatshëm që duhet shfrytëzuar nga të gjitha palët.
/a.meta