Suedia i dha fund sot gati katër muajve krize politike me rikthimin nga Parlamenti të kryeministrit socialdemokrat, Stefan Lofven, që kishte arritur të neutralizonte ekstremin e djathtë dhe të shpëtonte një prej qeverive të fundit të qendrës së majtë në Europë.
Qeveria e re e minorancës e qendrës së majtë do të përbëhet nga socialdemokratët dhe të gjelbërit.
Ai do të mbështetet në “Riksdag”, dhoma e vetme e Parlamentit suedez, nga Qendra dhe liberalët, anëtarë të opozitës gjatë legjislaturës së mëparshme, në bazë të një marrëveshje për një program të nënshkruar javën e kaluar.
/a.rada