Momente frike për Davide Lippin. Menaxheri italian i futbollistëve, djali i trajnerit të mirënjohur Marcello Lippi, është sulmuar fizikisht në Milano. Nga rindërtimi i ngjarjeve mësohet se i janë afruar tre persona me fytyra të mbuluara nga kaskat e motorëve, që kërkonin të vidhnin orën rolex, duke e dhunuar me grushte e shkelma.
Pas reagimit me të njëjtën monedhë të viktimës, agresorët janë larguar me një motor skuter.
Në momentet e para kishte paqartësi për ngjarjen, por më pas karabinierët kanë sqaruar gjithçka ka ndodhur falë dëshmisë së Davide Lippit.
Autoritet kanë nisur hetimet për të identifikuar agresorët, të cilët tentuan të grabisnin djalin e trajnerit të madh italian në zonën Chinatown, pak para orës 20:00 të së enjtes.
a.cupaj