Me pothuajse 100 miliardë dollarë në emrin e tij, bashkë-themeluesi i Microsoftit dhe filantropi, Bill Gates ka treguar se cili është investimi më i rëndësishëm që ka bërë.
Në një ese në “The Wall Street Journal” ai thotë se investimi më i rëndësishëm për të është ai prej 10 miliardë dollarësh, përmes Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në tri organizata të veçanta që rrisin qasjen në vaksina dhe ilaçe për njerëzit në nevojë përreth botës, transmeton Koha.net.
Gates thotë se investimi prej 10 miliardë dollarësh në Gavi, “Vaccine Alliance”, “Global Fund”, dhe “Global Polio Eradication Initiative”, ka qenë një përvojë e dobishme sepse për dallim nga llojet e tjera të investimeve, ato në vazhdimësi janë të suksesshme.
Ai ka shtuar se shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar për organizatat që e bëjnë këtë, apo punën e tyre, por për secilën prej tyre që ka investuar “kanë qenë ekstremisht të suksesshme. Këto organizata nuk janë të parëndësishme apo shpenzuese. Në fakt, ato janë ndoshta investimet më të mira që ka bërë ndonjëherë fondacioni ynë”. (b.an)