Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini ka marrë zyrtarisht detyrën, pas shkarkimit të Lindita Nikollës, e cila i ka dorëzuar postin sot Shahinit, e cila në një status në rrjetet sociale ka përshëndetur punën e parardhëses dhe uron që të ketë edhe ajo vyrtytet e Nikollës në vendim-marrje.
“Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim. Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime. Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar.”—shkrun Shahini.
/a.meta