Presidenti Ilir Meta ka folur për arrestimin e Klement Balilit. I pyetur se nëse është takuar me të, Meta u shpreh se pasi është vënë nën akuzë , ai ka thirrur mbledhjen e këshillit kombëtar duke kërkuar arrestimin e tij.
Ju akuzoni se keni patur lidhje me të arrestuarin e djeshëm?
“E përshëndes faktin që më në fund Klement Balili, i akuzur për probleme me ligjin. Është ky presion falë edhe të partnerëve ndërkombëtar ai sot është para ligjit. Në kohën që drejtoja LSI, Rigles Balili, i cili është kreun i bashkive të Delvinës, e verifikuar dhe ishte një person teresiht i besueshëm dhe të dhënat e duhura për të kandiduara.
Rigelsi është nipi i tij në mos gaboj. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhje mund të thuhej dhe çfarë mbështetje politike mund të këtë patur. Nuk kam patur një takim të veçantë. Për të takuar mund të takohem siç takohem me çdo njeri tjetër,. Momenti që ky person është vendosur nën një akuzë, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e këshillit kombëtar, që kam kërkuar arrestimin e tij.”, tha Meta ne news 24.
Meta: Më mbron Kushtetuta
Presidenti Meta ka folur edhe për ‘konfliktin’ mes institucionit të Presidencës dhe Kryeministrisë, i pasur nga mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Presidenti Meta, u shpreh se pavarësisht deklaratave të tij, nuk ndihet i kërcënuar, ndërsa argumenton edhe mbrojtjen që i siguron Kushtetuta, si kryetar i shtetit.
“Nuk është problemi se unë ndihem i kërcënuar, por dhe për arsyet e tjera që lidhen me gjithë historinë e origjinën tine. Në radhë të parë ata që kërcënojnë Presidentin e Republikës, duhet ta dinë se është institucioni më i mbrojtur në Shqipëri nga Kushtetuta. Kushtetuta e thotë qartë, që është më i mbrojturi. Kur tentohet deri këtu kuptohet se situata është rënduar shumë në raport me institucionet, me raport me mediat (kadrinjtë).
Presidenti është përfaqësues i shtetit si i tërë dhe pushteti të gënjen të tundon. Dëshira për të marrë sa më shumë pushtet për mund të cënojë institucionet. Kryeministri nuk e gëzon një mbrojtje të tillë, mund të zgjidhet me 71 vota dhe të shkarkohet me 71 vota. Ndërsa Presidenti duhet të jetë i mbrojtur nga çdo lloj presioni i shumicës dhe zgjidhet për të shmangur krizat”, u shpreh Meta.
/a.meta