Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ka folur ndër të tjera edhe për akuzat e kryeministrit se është shkelur Kushtetuta me kthimin e disa ligjeve, si dhe me mosdekretimin e Genc Cakës si ministër. Presidenti Meta kishte marrë me vete Kushtetutën, të cilën e hapi dhe lexoi nenin 155 për financat. Meta u shpreh se qytetarët duhet të jenë të qetë, pasi presidenti i Republikës i referohet vendimeve të tij vetëm sipas ligjit dhe Kushtetutës.
“Unë kam ardhur me kushtetutë nëse doni detaje. Të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet të jenë të qetë sa i takon presidentit të tyre, pasi cdo akt dhe veprim i tij ka qenë në interes të respektimit të Kushtetutës dhe në mbrojtje të interesave shtetrore. Aty u tha se Rama ka shkelur dividentin. Neni 155 thtoë tek Financat se taksat dhe tatimet përcaktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund ti jepet fuqi prapravepruese. Çdo qëndrim i Presidentit është në respekt të Kushtetutës. Kuvendi është sovran dhe mori vendimin e saj, por presidenti zbaton Kushtetutën. Është e qartë se kush e shkel Kushtetutën”- tha Meta.
vijon
/a.meta