Franca ka gati një plan investimesh prej 50 milionë eurosh për të ndihmuar portet dhe aeroportet e vendit, të cilat së bashku me sektorin e peshkimit do të goditen më fort në rast se nuk do të arrihet një marrëveshje për Brexitin.
Franca aktivizoi planin e menaxhimit të pasojave në rast se nuk do të ketë një marrëveshjen për shkëputjen e Britanisë nga BE pa marrëveshje. Kryeministri, Édouard Philippe, tha se ky është skenari më i mundshëm.
“Për t’iu bërë ballë pasojave që do të vijnë nga mungesa e një marrëveshjeje të Brexitit, ne vendosëm të investojmë 50 milionë euro për portet dhe aeroportet franceze, të cilat padyshim do të jenë më të prekurat nëse do të ketë një Brexit të fortë”, tha Édouard Philippe, transmeton oranews
Kryeministri Philippe tha se ekzekutivi francez do të hartojë plane për të ndihmuar industrinë e peshkimit, e cila gjithashtu ka gjasa të preket fuqishëm nga një Brexit pa marrëveshje.
Përpjekja dyvjeçare e kryeministres Theresa May për të arritur një marrëveshje me Bashkimin Europian u godit nga parlamenti britanik të martën, duke shënuar humbjen më të madhe për një udhëheqës në historinë moderne të Britanisë./a.meta