Ndërkohë që janë ngujuar në Universitet dhe nuk lejojnë shokët e shoqet e tyre të zhvillojnë mësim (apo të dorëzojnë dokumentacionin për bursat apo tarifat që do të mbulohen nga 50% deri në 100% nga qeveria në bazë të kategorisë sociale dhe mesatares), një grup i vogël studentësh kanë telefonuar kryeministrin Rama, i cili, për çudinë e tyre (siç duket nga ngutja për të folur pa radhë), ju është përgjigjur. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pavarsisht se ata janë në protestë, flasin me kryeministrin.
Përpos batutave dhe gjuhës sportive me të cilën kryeministri flet dhe ju jep përgjigje për pyetjet e tyre, ajo që për fat të keq bie në sy është hera herës mungesa e etikës në komunikim nga studentët, të cilët siç dëgjohet në fund të videos, kur Rama mbyll bisedën, një i ri lëshon një fyrje shumë të rëndë ndaj tij.
E kjo nuk dëmton Edi Ramën, por vetë ata që kanë bllokuar universitetin dhe nuk lënë as kolegët e tyre të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsimim. Sepse, në fund të fundit, arsimimi cilesor tregohet dhe nga ato që nxjerr nga goja kur komunikon, aq me teper kur komunikon me kryeministrin e vendit tënd./a.meta