Facebook njoftoi sot fshirjen e disa faqeve, grupeve apo profileve të instaluara në Rusi, duke i akuzuar për sjellje të dyshimta.
‘’Sot, ne fshimë shumë faqe, grupe apo profile për sjellje të dyshimta në FB dhe Instagram’’, njoftoi në një postim Nathaniel Gleicher, shefi i sigurisë kibernetike të rrjetit më të madh social në botë.
Kompania e Mark Zuckerberg citon dy operacione nga orgjinë nga Rusia, një aktiv në një sërë shtetesh, ndërsa tjetri i përqëndruar në Ukrainë.
‘’Nuk kemi gjetur lidhje mes këtyre operacioneve, por ata kanë përdorur taktika të ngjashme duke krijuar rrjete profilesh për t’i ngatërruar të tjerët në lidhje me identitetin e tyre dhe se çfarë bënin’’, sqaroi Gleicher.
/a.rada