Kryeministrja britanike, Theresa May duhet të heqë dorë dorë nga linjat e kuqe që ka skicuar për Brexit nëse dëshiron bisedime me opozitën laburiste, deklaroi lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn.
‘’May duhet të braktisë linjat e saj të kuqe’’, pohoi Corbyn gjatë një fjalimi të mbajtur përpara mbështetësve në Hastings, në juglindje të Anglisë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përjashtonte mundësinë e një daljeje nga Bashkimi Europian pa marrëveshje.
Corbyn, 69 vjeç, paraqiti një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pas kundërshtimit poshtërues nga Parlamenti, të marrëveshjes së Brexit të negociuar me vështirësi nga kryeministrja Theresa May me BE.
Por, shefja e qeverisë konservatore fitoi votimin me një diferencë të ngushtë prej 19 votash, partia konservatore dhe aleati i saj, partia e vogël unioniste e Irlandës së Veriut DUP, qëndruan të bashkuar duke e mbështetur pavarësisht rezervave kundrejt marrëveshjes së Brexit.
/a.rada