Nga Lutfi Dervishi
Fituesi i #10yearschallenge (2009-2019)
Facebook, Instagram, twitter po gumëzhijnë nga beteja e yjeve të spektaklit se kush do të fitojë #10yearschallenge! Fotot e 2019 përballë fotove të 2009 po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Dyshimet për facelift, për botoks, për ndërhyrje me fotoshop janë gjithashtu në rritje. është shumë shpjet për të dhënë verdiktin dhe për të shpërndarë medaljet për fituesit.
Por në Shqipëri mungon gara. Fituesi është i qartë.
10 vite më parë, më 2009 detyrat e Brukselit për Tiranën që Shqipëria të merrte statusin e vendit kandidat dhe të hapte negociatat ishin të qarta:
1. Reforma në Drejtësi
2. Reforma zgjedhore
3.Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
4.Konsensusi politik dhe normalizimi jetës në Parlament.
Pa hyrë shumë në detaje, mjafton të përmendim se arsyeja kryesore e sherrit mes pozitës dhe opozitës në atë kohë ishte çështja tejet, tejet e rëndësishme kryetarit të Qarkut të Fierit.
10 vite më pas jemi ende në pritje që të na hapin derën.
Më 2019, Brukseli na thotë sërish bëni detyrat tuaja dhe ju presim krahëhapur.
Detyrat që jemi zotuar t’i bëjmë deri në fund janë.
1. Reforma në Drejtësi
2.Reforma zgjedhore
3.Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
4.Konsensusi politik dhe normalizimi jetës në Parlament.
Ne bëjmë sikur vijojmë me reformat, Brukseli bën sikur mban derën hapur!
Në vijojmë të mbajmë sytë nga Brukseli, Brukseli vijon të këshillojë t’i mbajmë sytë nga vetja.
Pyetja është: kush do të jetë fituesi pas një dekade #10yearschallenge (2019-2029)?!