Një grup studentësh ka firmosur sot peticionin për nisjen e mësimit në Fakultetin e Drejtësisë.
Të ndodhur para situatës ku disa kolegë të tyre kanë bllokuar ambientet e fakultetit, studentët shprehen se vonesa e orëve mësimore do t’i dëmtonte për sezonin.
Në vidoen e mëposhtme një prej studenteve shprehet se protesta tashmë e ka dhënë mesazhin e saj dhe është koha t’i kthehen auditorëve.
“Ne kërkojmë të hapet sekretaria, të dorëzojmë dokumentacionet dhe të vijojmë procesin mësimor” – shprehet studentja.
/a.rada