David de Gea është bindur për qëndrim te Manchester Unitedi pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe një kontratë e re për të tashmë është bërë gati për spanjollin.
Unitedi shfrytëzoi opsionin në kontratë për t’ia vazhduar edhe për një vit, duke e mbajtur atë deri në vitin 2020, por tani klubi është duke menduar që ta “blindojë”, duke i ofruar 400 mijë funte në javë, përfshirë bonuset.
Gazeta britanike “The Sun” raporton se spanjolli me kontratën e re do të jetë portieri më i paguar në botë dhe se shkarkimi i Mourinhos ka luajtur rol vendimtar në qëndrimin e tij, përgatiti Koha. (b.an)