Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund. Është kjo arsyeja që ka detyruar Emiljano B. të dalë para Gjykatës së Selkirik në Skoci. 19-vjeçari shqiptar u arrestua të martën dhe akuzohet për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Ai u gjet në një fabrikë ku kultivohej kanabisi pas një aksioni të policisë lokale.
Sipas mediave britanike, e njëjta ndërtesë ishte përdorur edhe më parë për prodhimin e kanabisit. Në Tetor të 2015-s aty u arrestua një vitnamez që u dënua me 3 vjet burg.
Ndërkohë i riu shqiptar i ka mohuar akzuat dhe është dërguar në paraburgim. Sipas BBC, Emiliano B. pritet që të dalë në gjykatë sërish javën e ardhshme.
/a.rada