Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për dekretimin e kryeministrit Edi Rama edhe si ministër i jashtëm, pas refuzimit që i bëri presidenti Ilir Meta Gent Cakës.
Duke folur nga Elbasani, Taulant Balla u shpreh se sot duhet të marrë fund ngërçi i dekreteve dhe presidenti ka afat deri në orën 17:00.
“Shpresoj që Meta të ketë përgjigje brenda orës 17:00, Presidenti të bazohet në Kushtetutë. Ministrat e rinj teknikë, profesionistë të punës. PS nuk ka komplekse politike. Të gjithë kandidatët e propozuar nga KM plotësojnë kriteret. Sot, shpresoj se do marrë fund ngërçi i dekreteve. Meta nuk mund të sillet si kreu alternativ i opozitës”
Kryetari i grupit parlametar të PS-së, Taulant Balla nga Elbasani ku ndodhet për të prezantuar prefektin e ri Gledian Latja, tha se emri i tij është “opsion i mirë si kandidat për Bashkinë e Elbasanit”.
a.cupaj