Gjatë takimit të përjavshëm në Kryeministri për ‘Bashkëqeverisjen me qytetarët’, kreu i qeverisë Edi Rama u bëri thirrje të gjithëve që të ankohen për problemet e tyre në platformë, pasi kjo është rruga më e sigurt. Një qytetar nga Frakulli i Fierit, tregoi se pas problemit me rilidhjen e energjisë elektrike në banesën e vëllait iu drejtua platformës duke gjetur zgjidhje.
“E ndërsa më parë më sorollatnin, pasi iu drejtova platformës, ata erdhën. Shtëpia ishte e rrethuar, nuk e di nga u futën, se më parë merrnin në telefon se ishte dera mbyllur. I thash, por nga u futët që erdhën dhe e rregulluat, ai tha po lere nga u fute, por a ke drita”. Pasi shpjegoi rastin, qytetari Avni Kalaj iu drejtua kryeministrit duke i thënë ‘kjo rrugë ishte zgjidhja më e thjeshtë, ti je arkitekti i kësaj”. Ndërsa kryeministri me një batutë iu përgjigj ‘Thuaja këtyre që na ndjekin, se do të thonë më pas je i FRESSH-it’./a.meta