Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që të votojë reformën zgjedhore.
Sipas Ballës, drafti i hartuar bashkë me Gjermaninë përmbush të gjitha kërkesat e opozitës për teknologjinë në zgjedhje.
Balla deklaroi se PS synon edhe voten e emigranteve, por kjo synohet ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare
“Falenderoj ambasadoret e BE dhe OSBE për interesin për reformën zgjedhore. Paketa e Reformës Zgjedhore të futet sa më para në Kuvend. Drafti i hartuar bashkë me Gjermaninë përmbush të gjitha kërkesat e opozitës. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, kërkesë e PD, është e mundshme për ne. I kemi mundësitë që ta bëjmë që në zgjedhjet e 2019. Për PS, kërkesë eshte vota e emigrantëve, por kjo nuk eshte kerkese per zgjedhjet e qershorit, por per zgjedhje e arshshme”, deklaroi Balla
Javanews/a.cupaj