Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho në një dalje për mediat komentoi thirrjen e bërë nga kryeministrit Rama për të mbledhur nesër Kuvendin në një seancë të jashtëzakonshme me qëllim votimin e ministrave të rinj.
Ai e quajti thirrjen të jashtëligjshme duke shtuar se maxhoranca përdor Kushtetutën sipas interesave të veta.
“Na detyruan që të bëjmë një kërkesë për zgjatjen e afati të Komisionit hetimor, pasi ende institucionet nuk kanë sjellë informacione që të fillojë punë Komisioni. Në këtë rast, kreu i kuvendit nuk duhet të bëjë sehir. Nuk ka kuptim shtyrja e vazhdueshme. Thirrja për t’u mbledhur Kuvendi nesër është veprim antikushtetues. Kuvendi nuk ka arsye për të patur një seancë të jashtëzakonshme. Maxhoranca e përdor kushtetutën sipas interesit të saj.”, tha ai.
a.cupaj