Mishrat e dhëmbëve mund të dëmtohen për arsye të ndryshme, duke filluar që nga larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt, mungesa e higjienës, deri tek sëmundjet më të përhapura sic është diabeti.
Më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.
Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve.
Mund të parandalohet duke përfshirë masat e higjienës orale dhe vizitat e rregullta tek mjeku stomatolog.
a.cupaj