“Jam përdhunuar nga Salvini”. Është kjo fraza shokuese e postuar qartë nga pornostarja italiane Valentina Nappi në Instagram.
Asnjë rast i ri i ngacmimeve seksuale për t’u futur në listën e skandalit #metoo. Nappi i referohet përdhunimit “kulturor”, me një koment të gjatë dhe të hollësishëm. Por është e qartë se postimi, kaq provokues, ka ngjallur shumë polemika.
Për syrin më të kujdesshëm, që fjalia të mos merrej fjalë për fjalë siç është shkruar, duhet të kishte qenë e qartë menjëherë për shkak të thonjëzave ku është futur fjala “përdhunuar”. Por është e qartë se impakti i parë mbetet i fortë dhe për shumë njerëz e pavend.
Megjithatë Nappi, duke iu referuar zëvendës-kryeministrit, flet madje për “zgjedhje të pranuara (të cilat janë gjithashtu) zgjedhje të sajat konkrete”. “Përdhunimi” i Salvinit do të konsistonte në “rehabilitimin e kulturës më të keqe nacionaliste të identitetit, që përfaqësohej nga triada Zoti-Atdheu-Familja”.
Postimi i Nappit, i pranueshëm ose jo në përmbajtjen e tij, është jashtëzakonisht serioz dhe politik, në shfaqjen e vullnetit të saj për të “jetuar në një vend ateist, multietnik, me një identitet kulturor që ka rrënjët e tij në iluminizëm dhe në marksizmin më të ndritshëm dhe që zhvillon këto të fundit në kulmin e modernizmit bashkëkohor”.
Ylli i pornografisë denoncon “gjuhën e vrazhdë, mënyrat e nxituata dhe tonet në kufijtë e dhunës”, që sipas saj të çojnë në “një kulture fisnore që prodhon dhunë kundër të ndryshmes”.
/b.d