Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin. Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit. Kjo metodë është shpresëdhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë, sipas CRI-së.
Më 17 prill, profesori i Spitalit Popullor të Provincës së Guangdong-ut Wu Yilong njoftoi suksesin e parë në provën klinike për një pacient të prekur me tumorin e mushkërisë në fazën e vonshme.
“Në krahasim me kimioterapinë, ilaçi i imunologjisë kundër kancerit ‘Nivolumab’ mund të përmirësojë më shumë kushtet fizike të pacientit, duke përfshirë zgjatjen e jetës. Prandaj, imunoterapia kundër kancerit mund të bëhet një zgjedhje e re e trajtimit mjekësor për pacientin e prekur nga kanceri i mushkërisë.”
Më 28 gusht, ilaçi i parë i imunologjisë kundër kancerit në Kinë “Opdivo” u miratua për shitje në mbi 50 qytete të Kinës, duke simbolizuar trokitjen e fazës klinike të imunoterapisë në Kinë.
Si funksionon imunoterapia?
Në trupin e një individ të zakonshëm lindin në mënyrë të pandërprerë qeliza tumorale. Po përse “njerëzit e zakonshëm” nuk ndikohen nga to? Përse këto qeliza tumorale nuk janë zhvilluar në kancer?
Çdo lloj i kancerit shfaqet si rezultat i ndryshimit (mutacionit) apo dëmtimit të një apo më shumë gjeneve. Gjenet janë të pranishme në çdo qelizë të njeriut, dhe janë përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe ndarjen e qelizave. Mutacioni i gjeneve mund të ketë efekt të ndryshëm. Efekti varet nga vendi ku kanë ndodhur ndryshimet dhe nëse mutacioni ka shkaktuar ndryshimin e funksionit të proteinave të rëndësishme të qelizës. Falë sistemit imunitar, qelizat kanë aftësinë për të regjistruar ndryshimet në ADN, dhe t’i korrigjojnë ato para se këto pronësi ‘të këqija’ të transferohen në qeliza të tjera. Në rast se qelizat nuk janë në gjendje për ta korrigjuar atë, ndryshimi transferohet edhe tek qelizat e tjera. Këto qeliza me ADN të ndryshuar, kanë shumë mundësi të shndërrohen në kancerogjene.
Në fakt, kjo është teoria e imunologjisë, shfrytëzimi i sistemit imunitar për asgjësimin e qelizave kancerogjene.
/a.rada