Alarm prej karkalecave në një plazh në Ischia të Italisë, ku papritmas u shfaqën mijëra të tilla, prej të cilave origjina nuk është e qartë.
Prania e tyre është raportuar në bregun e San Montano në Lacco Ameno, ku specialistët po verifikojnë shkaqet e një dukurie të pashpjegueshme.
Ndërkohë, Roja Bregdetare i ka kërkuar popullatës që të mos hanë këto karkaleca. Biologët nga Instituti Zoologjik “Anton Dohrn”, janë tashmë në punë, të cilët kanë marrë disa karkaleca për të përcaktuar shkaqet dhe origjinën e tyre.
Rezultatet e analizave të mostrave duhet të dalin në ditët në vijim. “Aktualisht, ngjarja duket e kufizuar në plazhin e San Montano, – shpjegon toger, Andrea Meloni -, por roja bregdetare ka filluar tashmë kontrolle për të konstatuar nëse kjo dukuri ka ndodhur në anët e tjera të ishullit. Rekomandohet në mënyrë drastike të shmanget marrja dhe konsumimi i tyre”.
/a.rada