Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në llogarinë personale në “Facebook” ka komentuar lëvizjet e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘De Jure’ do jetë ministër i Jashtëm pas mosdekretimit të Gent Cakajt nga Presidenti Ilir Meta në krye të këtij institucioni.
Ai shprehet se Shqipëria tashmë ka dy ministra të Jashtëm, ndërsa emrin e Ramës për ta mbajtur përkohësisht postin e Diplomacisë së Jashtme e quan antikushtetues.
Berisha i bën thirrje Metës të mos dekretojë Ramën ministër të Jashtëm.
Sipas Berishës, Rama i bllokoi pasaportën diplomatike Bushatit.
“Situata me dy ministra te jashtem eshte tragjikomike dhe deshmon se mazhoranca e droges, krimit dhe vjedhjeve po kapitullin. Kjo situate do te thote se Shqiperia defacto eshte pa minister te jashtem. Duke denuar me forcen me te madhe kete skandal me kosto te larte per integrimin e vendit, i bej thirrje Presidentit te Republikes te mos dekretoje Zografin bis si minister te jashtem te Shqiperise. Sb”, shkruan ai.
a.cupaj