Pas anulimit për shkak të skandalit me kompaninë “Dunwell Haberman”, Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvilloi sërish tenderin për lotin e parë të “Unazës së re” të Tiranës.
Mesohet se janë 6 kompani që kanë marr pjesë në garë per tenderin për lotin e parë të ‘Unazës së Madhe’ nga pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja.
E para që kryeson listën duke dhënë ofertën më të ulët është një bashkim kompanish, nga Curri Shpk, Vëllëzërit Hysa dhe Agri Konstruksion, e cila në këtë garë ka ofruar 1 774 355 794.3 lekë, për ndërtimin e një segmenti të unazës.
Kompania e dytë është GD Granit ad Skopje e cila ka ofruar 2 013 889 415.5 lekë, e ndjekur nga Gjoka Konstruksion SHA dhe Shansi Invest SHPK, me një ofertë prej 219 974 6882.3 lekë. Gjithashtu në ritenderimin për segmentin e unazës së madhe ka paraqitur ofertë dhe kompania Geci SHPK 2200747165.4, ANK Shpk 2242318972.6 lekë si edhe Baftjar Murati i cili edhe pse ka marr pjesë në garë nuk ka paraqitur ofertën e tij.
Kjo është pika e parë pasi ka dhe procedura të tjera do të pritet nëse nga këto kompani do të ketë ankimime dhe më pas do të bëhet vlerësimi i ofertave për të dal me pas në fund të Janarit tek fituesi. Operatorët të cilët kanë marr pjesë në tender nuk u lejuan të futeshin sot brenda në institucionin e ARRSH-së ndonëse hapja e ofertave duhet të ishte transparente.
Lidhur me këtë ritenderim PD denoncoi sot se fituesi i tij është i paracaktuar. Përmes deputetes Pelinku, PD tha se Rama është peng i kësaj afere korruptive, ndërsa shton se ai u kap duke vjedhur me kompanitë fantazmë, ndërsa u shpreh se fituesi është paracaktuar dhe sipas demokratëve ai do të jetë Rrok Gjoka.
Ndërkohë përmes kronikave informative, Neës24 ka denoncuar hije dyshime sa i takon këtij procesi. Dy dite pas publikimit të kriterit absurd për vinçin 450 ton neës 24 zbulon një tjetër kerkese te cuditshme nga autoriteti rrugor shqiptar. Bëhet fjalë për shkallën e liçencës që arsh i kërkon operatorëve në garë.
Në një nga pikat percaktohet që firma që do marre pjesë në tender të ketë kryer punime me impinate dhe linja telefonike por të jenë të licensë F. Kompania e cila e disponon këtë license presupozohet të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 mld lekë.Ky kriter e ben te detyrueshem që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzakoshne që ka të bëjë me shtrimin e kabllove por jo për ndërtimi rrugëve. Lidhur me skandalin e Unazës së madhe banorët e Astirit të cilët preken nga projekti prej më shumë se dy muajsh vijojnë protestat të pandërprera.
a.cupaj