Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht se do të marrë drejtimin e ministrisë së Jashtme.
Në një reagim në twitter, Rama shkruan se do te jetë në krye të ministrisë derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese për ngërçin presidencë-kryeministri
“Do të jem de jure në këtë rol”, shkruan Kryeministri, ndërsa shton se “nuk kemi kohë për të humbur”
Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje, për të cilën do përballet në gjyq.
“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt, do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama
Rama, njësoj si Aleksis Cipras në Greqi, do të mbajë edhe postin e ministrit të Jashtëm, deri sa Gjykata Kushtetuese (e cila për momentin është e bllokuar), të shprehet për ngërçin e krijuar mes tij dhe presidentit lidhur me çështjen e mosdekretimit.
Javanews/a.cupaj