Pak orë pas krimit të trefishte në zonën e Unazës së Re dalin në pah të tjerë detaje në lidhje me arsyet që kanë çuar Majlind Lilën drejt aktit ekstrem për të vrarë me pistolete ish vjehrrin dhe ish vjehrrën e më pas për ti dhënë fund edhe jetës së tij.
Majlind Lila rreth 50 vjec kishte bashkëjetuar për gati 1 vit e gjysmë me Nevila Matën, vajzën e dy viktimave Bujar dhe Xhevahire Mataj por pa bërë celebrim.
Nga kjo bashkëjetese ata kishin edhe një fëmijë të mitur. Por pas lindjes së fëmijës ata kishin mosmarrëveshje dhe prej një viti ishin të ndarë.
Nevila jetonte në Suedi bashkë më femijën e mitur ndërsa autori Majlind Lila lëvizte dhe jetonte në disa vende të BE-së.
Ka dyshime të forta se krimi I rëndë ka ndodhur për shkak të kujdestarisë së fëmijës, edhe pse kjo është ende një pistë që mbetet të konfirmohet nga hetuesit.
Gjithashtu bëhet e ditur se mes Majlind Lilës dhe ciftit të bashkëshorteve Mataj ka pasur një natë më parë një telefonate me tone të tensionuara dhe këtë të hënë në mëngjes, Majlind Lila ka shkuar në shtëpinë private tek Unaza e Re duke shkaktuar një masakër të vërtete.
a.cupaj