Në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm kanë rinisur reshjet e borës por me intensitet të ulët. Situata paraqitet e normalizuar në rrugët nacionale . Problematike mbetet situata në njësitë administrative Shosh dhe Shalë ku këto zona prej 6 ditësh vijojnë të jenë të bllokuara . 20 shkolla në qarkun e Shkodrës nuk kanë nisur mësimin për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.
Në malësinë e madhe kanë rinisur reshjet e dëborës por situata paraqitet e normalizuar . Problematike mbetet situata në fshatrat Nik, Vukël dhe Brojë të cilët janë të bllokuar. Ndërsa rruga nga Tamara në Vermosh qarkullohet normalisht por në pika të caktuara janë të këshillueshme përdorimi i zinxhirëve. Prej 7 ditësh 90% e Vermoshit nuk furnizohet me energji elektrike.
Vijon të mbetet e bllokuar rruga drejt Thethit ku trashësia e dëborës i kalon një metër e gjysmë.
Në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrës situata paraqitet më e normalizuar , ndonëse zona e Iballës mbetet e bllokuar pasi trashësia e dëborës në vende të caktuara i kalon 2 metër.
Ndërsa autoriteti rrugor njofton se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:
Domaj- Drajë Rec
Qafë Mali- Fierzë
Ura e Cerenecit-Steblevë
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Drajë
Peshkopi-UShtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë
/a.meta