Një incident i rëndë ka ndodhur në burgun e Trikalasë ku një shqiptar është rrahur barbarisht nga të burgosurit e tjerë shqiptarë. Shqiptari i dhunuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga mediat lokale, u prit me deklarata të ashpra dhe me kërcënime në momentin e transferimit nga burgu tjetër. Të burgosurit shqiptar iu ofrua ndihma e parë mjekësore në spitalin e burgut të Trikalasë dhe më pas u kthye në burg./a.meta