Konsumatorët shqiptarë po blejnë me çmime stratosferike perimet dhe zarzavatet e dimrit për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Një kilogram qepë në pikat e pakicës në Tiranë shitet me 100-120 lekë. Po kaq shitet një kilogram presh dhe gjithashtu mbi 100 lekë shitet një kilogram patate.Tregtarët e pakicës në Tiranë pohuan se çmimet gati 40 për qind mëtë larta për këto produkte ketë vit, po vijnë për shkak furnizimeve më të reduktuara nga zona e Korçës, e cila ishte furnitori më i madh e perimeve të dimrit, teksa nuk po kryhen furnizimet të rregullta nga Kosova.
Kosova po mbulon me prodhim vendas nevojat e tregut të saj, të cilat mbuloheshin pjesërisht nga Serbia para rritjes së tarifave doganore 100 %. Nevion Tehla ekspert i bujqësisë në rajonin e Korçës pohoi se këtë vit fermerët e qarkut kanë mbjellë më pak qepë dhe patate, për shkak se një vit më parë, më 2017, pati superprodhim dhe një pjesë e prodhimit u kalb në fushë.
Për të shmangur humbjet fermerët zgjodhën që këtë vit të mos mbjellin patate dhe qepë, duke i lënë tokat djerrë ose duke zëvendësuar ato me kultura të tjerë, tha Telha. Si rezultat i kësaj sjellje të fermerëve këtë vit është krijuar mungesë furnizimi në tregje dhe çmimet kanë arritur nivele të palogjikshme.
Ato pak fermerë që kanë mbjellë këtë vit kanë fituar, por kjo rrezikon të krijojë flukse vitin që vjen. Eksperti thotë se të nxitur nga fitimet joshëse të atyre që mbollën patate dhe qepë këtë vit, të gjithë do mbjellin vitin tjetër duke rritur ofertën për prodhime, e cila në vetvete sjell ulje të çmimeve.
Eksperti pohon se, teksa tregu ka mungesë te theksuar me furnizim me fruta e zarzavate, nga ana tjetër ka një superprodhim me fruta. Ai thotë se mollët në zonën e Korçës po kalben në pemë për shkak se ka mungesë tregu.
Ai tha se qeveria duhet të jetë më orientuese ndaj prodhimit bujqësor me nevojat që ka tregu dhe konsumatorët duhet të nxiten të konsumojnë prodhim vendas në vend të konsumojnë mollë maqedonase ose Italiane, kur prodhimi vendas kalbet në fushë.
Këtë zhbalancim në furnizimin e tregut me fruta dhe perime e ka evidentuar edhe INSTAT. Sipas të dhënave mbi inflacionin, çmimet e zarzavateve përfshirë patatet u rriten me 22 për qind në muajin dhjetor 2018 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa çmimet e frutave ranë me 2.3 %.
/a.meta