Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se askush nuk po e gjykon UÇK-në, prandaj ka bërë thirrje që secili të mbrojë vetën.“Pa patetikë, Kosova e para”, është titulli i artikullit të saj, dërguar në adresë të portalit Koha.net, rreth diskutimeve për Gjykatën Speciale.
Ja deklarata e Tërmkollit:
Pa patetikë, Kosova e para!
Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim.
Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në.
Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në
Secili le ta mbrojë veҁ veten e vet! (nga vetja e vet).
Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin.
E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza.
Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale!
Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”.
Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira.
Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues.
Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast.
Pa patetikë, Kosova e para!
(P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?! (b.an)