Tre persona të maskuar, armatosur dhe të kamufluar me uniforma policie, priten kthimin biznesmenit Elton Kelmendi në banesë.
Sapo ai ka tentuar të hapë derën i zunë pritë. I ndodhur edhe nën shoqërinë e të birit, nën kërcënimin e armëve dhe forcës, grabitësit hynë në banesë sëbashku me to. Në shtëpinë dy katëshe ndodhej vetëm bashkëshortja e biznesmenit të transportit të mallrave.
Të gjendur në befasi askush nuk na mundur të reagojë. Në këto kushte grabitësit kanë vënë në lëvizje planin e tyre dhe morën më shumë se 10 mijë euro.
“Fillimisht autorët kanë lidhur familjarët, ndërsa më pas kanë arritur të grabisin shumë prej 10 mijë eurosh. Në largim e sipër autorët kanë marë peng edhe djalin e biznesmenit, për ta lënë të lirë vetëm disa kilometra larg shtëpisë”.
Pengmarrja e djalit të biznesmenit Elton Kelmendi u bë nga autorët për të siguruar veten. Përsa kohë djali i familjes ndodhej me to, nuk do të njoftonte policinë. Kjo ka bërë që ata të fitonin kohë dhe të zhduknin çdo gjurmë nese policia do të vihej në ndjekje të tyre. Në momentin që djali i biznesmenit është lënë i lirë, ai sinjalizoi uniformat blu
Në banesën e sulmuar e cila ndodhet në periferi të Durrësit në lagjen numër 14, policia bëri këqyrjen e asaj çfarë kishte ndodhur dhe disa persona u shoqëruan. Por kur ajo po merrte dëshminë e familjarëve u njoftua për një tjetër grabitje të ndodhur në Krujë.
Pranë Thumanës, persona ende të paidentifikuar i morën makinën një udhëtari. Automjeti dyshohet të jetë përdorur në grabitjen e banesës së biznesmenit.
Referuar tipit dhe ngjyrës është e njëjtë me atë që u larguan autorët.
Rreth një muaj më parë një grabitje e ngjashmë ndodhi në të njëjtën zonë të Durrësit. Tre persona të maskuar dhe armatosur grabitën një shumë prej 7.5 millionë lekësh në momentin që po transportoheshin nga një shoqëri sigurie private drejt një banke të nivelit të dytë. (ABCnews)
/a.rada