Tre persona janë vrarë dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur si pasojë e një orteku që ka përfshirë një resort skish në Austri. Skiatorët vinin nga jugu i Gjermanisë dhe zhdukja ishte raportuar nga bashkëshortja e njërit prej tyre të shtunën mbrëma. Viktimat janë të moshave 32, 36 dhe 57 vjeç, ndërsa personi i katërt 28.
Kërkimet për këtë të fundit u ndërprenë për shkak se orteku vazhdonte vërshimin. Tre rastet në fjalë e çojnë numrin e viktimave të motit të keq në zona të ndryshme të Europës në 24, që nga fillimi i muajit. Austria ka qenë vendi ku janë regjistruar reshje rekord dëbore dhe ku trupa ushtarake, zjarrfikës dhe vullnetarë janë dashur të angazhohen për të pastruar rrugët dhe çatitë e ndërtesave.
Ditën e premte, forcat e armatosura shpëtuan me helikopter 66 studentë dhe mësues gjermanë, pasi kishin mbetur të bllokuar në një tjetër resort skish.
/a.rada