Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese.
Amendamentet ishin pjesë e Marrëveshjes së emrit të firmosur në Prespë qershorin e kaluar midis Athinës dhe Shkupit. Sipas marreveshjes, emri Republika e Maqedonisë ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë para Kuvendit vazhdojnë protestat e qytetarëve të cilët nuk pajtohen me ndryshimet kushtetuese./a.meta