Kancelarja gjermane Angela Merkel u rikthye në Athinë, në të parën vizitë që pas çlirimit të vendit nga barra e rëndë e masave të kursimit. Një ndër temat më të rëndësishme ishte Ballkani Perëndimor. Kreu i qeverisë greke i përmendi Merkelit, detyrimin që ka Shqipëria për të plotësuar të drejtat e minoritetit grek në mënyrë që të marrë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.
Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë: Ne mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E mbështesim atë plotësisht, por në të njejtën kohë dua të theksoj se ka disa çështje thelbësore, siç është ajo e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që është një parakusht për të ardhmen europiane e vendit fqinjë.
Athina reagoi ashpër pak ditë më parë pas një vendimi të qeverisë për t’i kaluar Ministrisë së turizmit fondin e pronave shtetërore në bregdetin e jugut me argumentin se po përvetësoheshin në mënyrë të padrejtë pronat e minoritarëve grekë në këtë zonë.
Por ministria e Jashtme ka shprehur habinë e saj për deklaratën e palës greke duke thënë se është gjithmonë e angazhuar për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Sipas saj VKM-ja në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit të cilat gëzojnë statusin e “Pronësisë Shtetërore”.
Nga ana e saj kancelarja gjermane i shprehu homologut grek mirënjohje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, duke
Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: I jam tepër mirënjohëse Aleksis Ciprasit për zgjidhjen e një problemi të vështirë, atë të çështjes së emrit të vendit fqinjë sëbashku me Zoran Zaevin. Kjo zgjidhje i hap rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO. Zgjidhja nuk u shërben vetëm Greqisë dhe Maqedonisë Veriore por gjithë Europës.
Merkel i bëri thirrje kreut të opozitës greke Micotaqis, të mbështesë marrëveshjen e Prespës kur të votohet në parlamentin grek. Në vazhdim të vizitës dy ditore, kancelarja u takua edhe me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, ndërsa bëri edhe nderime në varrin e ushtarit të panjohur në sheshin Sintagma.
/a.rada