Ndërkohë që një grup studentësh janë ngujuar në auditore, kryeministri Edi Rama po bën prezantimin e e Platformës së punësimit të studentëve ekselentë.
Kryeministri deklaroi se punësimi do bëhet sipas meritës, duke u bazuar tek mesatarja dhe nuk ka nevojë për konkurs.
“I japim fund tepsisë së famshme. Ligji i shërbimit civil i jep zgjidhje problemit. Studentet do të jenë prioritet. Këtu nuk ka nevojë për konkurs. Konkursin e ka bër jeta akademike. Nëse janë 5 vende të lira, fiton ai që ka mesataren më të lartë, është e thjeshtë”, deklaroi Rama
Javanews/a.cupaj