Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut nuk i kanë penguar punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërim pastrimit(DPN1) të Bashkisë së Tiranës që të ndërmarrin një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë kryeqytetin.
Të ndarë në grupe pune, punonjësit sëbashku me mjetet e tyre të pastrimit do të vijojë gjatë gjithë ditës së sotme jo vetëm për heqjen mbeturinave, por edhe të inerteve. Një vëmendje e posaçme është treguar edhe për gjelbërimin, ku është bërë krasitja e bimësisë.
Aksioni nisi fillimisht nga njësia Nr. 1 në blloqet e pallateve në rrugët “Bajo Topulli”, “Dali Ndreu”, “Kont Leopold Bertold, “Ali Demi”, “Mirash Ivanaj” et, ndërsa po vijon edhe në njësitë e tjera administrative.
a.cupaj