Kryeministri Edi Rama ka vizituar së fundmi një tjetër biznes. Rama ishte këtë herë në sipërmarje të vogël të punimit të tekstilit.
Teksa pa nga afër mënyrën e operimit të punës, numri një i qeverisë mori edhe një dhuratë. Bëhet fjalë për një copë të qendisur me emrin e kryeministrit dhe emojin “Like” (pëlqej), duke marrë shkas edhe nga lidhja e ngushtë e tij me rrjetet sociale.
“MIRËMËNGJES dhe me një tjetër bisedë për uljen trefish të taksave për biznesin e respektuar të shumë njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, që njësoj si kjo familje, nuk rrinë duke u ankuar e mallkuar në fejsbuk e në kafene, po krijojnë punë e vende pune dhe rrisin të ardhurat përmes punës, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama në diçiturë.
Gjatë qëndrimit në këtë biznes, Rama u shpreh se synimi i masave që ka marrë qeveria ka të bëjë me përmirësimin e kushteve, rritjes së numrit të punonjësve dhe rritjes së pagave në këtë sektor.
“Ky është edhe qëllimi , që të paguani tre herë më pak taksa, po të rrisnin fuqinë punëtore edhe pagat e tyre, se iu duhen rritur edhe pagat”, u shpreh Rama.
a.cupaj