Kthjellime dhe vranësira do të dominojnë në të gjithë territorin.
Më të dendura vranësirat paraqiten në zonat Qendrore dhe Veriore duke gjenerurar reshje shiu e dëbore.
Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve të motit, me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në të gjithë Shqipërinë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -7°C deri në 11°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
a.cupaj