Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar në emisionin “Open” se loja që po bëhet me dekretimin e ministrit të Jashtëm është pa krye.
Topi deklaroi se që nga viti 2008, situate e institucioneve ka ardhur duke u gremisur dhe ka dëmtuar shtetin.
Sipas ish-kreut të shtetit, politika shqiptare vijon të shkelë Kushtetutën, dhe ka lënë vendin pa institucionin që bën interpretimin e ligjit themeltar të shtetit.
“Gabimi më i madh është se për çështje të rëndësishme mungon komunikimi dhe dialogu. Kryeministri duhet të vijojë një dialog me kreun e shtetit.
Diplomacia ka rregulla të përcaktuara. Ambasadorët nuk quhen të qeverisë, port ë Presidentit. Institucionet duhet të kenë një komunikim konfidencial pa i nxjerrë në pazarë gjërat. Është ekstreme.
Nëse do të isha unë President, do të kasha preferuar një ministër të Jashtëm të Shqipërisë dhe nga Shqipëria”, tha Topi.
Ish-kreu i shtetit shtoi se Shqipëria e ndihmon Kosovën duke i dhënë asaj mundësinë për të drejtuar vendin pa interferim nga Tirana.
/a.rada