Kancelarja gjermane, Angela Merkel përshëndeti sot në Athinë veprimin e vendosur të kryeministrit grek, Aleksis Cipras mbi emrin e ri të Maqedonisë, që nuk është vetëm në përfitim të Maqedonisë dhe Greqisë por të gjithë Europës.
“Kjo i mundëson Maqedonisë së Veriut të bëhet një anëtare e NATO-s dhe BE-së”, deklaroi ajo para se të përgëzonte kryeministrin grek për këtë veprim vendimtar.
Nga ana tjetër, pas një takimi prej dy orësh me Merkel, Aleksis Cipras foli për një “marrëveshje model që do të sjellë stabilitet dhe rritje në rajon”.
/a.rada