Një formë e re e të protestuarit është shfaqur këtë fillim viti nga ana e studentëve në Tiranë.
Pas të rinjve të fakultetit të Drejtësisë, edhe ata të Ekonomikut kanë vendour që të ngujohen në auditore.
Në një deklaratë, ata u bënë thirrje të gjithë studentëve të bashkohen me nismën e tyre.
“Pas shumë mbledhjeve të organizuara, ne si studentë të Fakultetit të Ekonomisë sot fillojmë ngujimin. Kjo është vendosur dhe ne kërkojmë që të bashkohen edhe universitetet e tjera. Ne kemi vendosur të qëndrojmë ditën dhe natën të ngujuar”, shprehen studentët.
Ata thonë se në këtë reagim kanë mbështetjen edhe të pedagogëve.
Më herët, në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë mungonte energjia elektrike, e cila u ndërpre pak para nisjes së takimit.
Studentët thanë se ndërprerja e energjisë nga OSHE ishte e qëllimshme pasi energjia mungonte vetëm në këtë ndërtesë dhe jo ndërtesat e tjera përreth.
/a.rada