Në zbatim të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit, Policia e Shtetit po vijon kontrollet edhe në qarkun Berat.
Si rezultat i këtyre kontrolleve u konstatua 1 subjekt ku zhvilloheshin lojëra fati.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u procedua penalisht pronari i subjektit, shtetasi I.B, 22 vjeç, banues në Berat.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në subjektin e tij u konstatua një tavolinë pokeri, chipsa dhe një pako letra bixhozi.
Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Organizimi i lojërave të palejuara dhe vënia në dispozicion të lokalit për lojëra të palejuara”.
Kontrollet do të vijojnë në gjithë qarkun Berat, kundër aktivitetit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme.
/a.rada