Fill pas letrës së bërë publike ku Baton Haxhiu i shkruante presidentit Ilir Meta lidhur me mosdekretimin e Gent Cekajt në krye të Ministrisë së Jashtme, LSI ka nisur të sulmojë gazetarin e njohur.
Përpos mediave të kontrolluara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, reagimet ndaj Haxhiut kanë ardhur edhe nga ligjvënësit e kësaj force opozitare.
Ka qenë e re Floida Kërpaçi e cila kërkon që gazetari të shpllet “non grata”.
“Çdokush qe pertej kufijve presionon punet e brendshme te institucioneve te Shqiperise per interesa personale duhet te shpallet non grata nga Republika e Shqiperise!
Rasti i Baton Haxhiut duhet hetuar me seriozitet maksimal në kete aspekt.
Pa harruar ketu dhe ceshtjen e miellit te kafsheve qe ai importon ne Shqiperi dhe Edi Rama ua jep njerezve qe po vdesin nga semundjet kancerogjene”, shkruan Kërpaçi.
/a.rada