Pamjet e një manovre dramatike me helikopter për shpëtimin e disa skiatorëve në Alpet franceze kanë bërë xhiron e botës. Këndi thuajse i pamundur i uljes së pilotit e ka shndërruar atë praktikisht në një hero, në sytë e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale.
Guida e grupit kishte ka arritur me shumë vështirësi të telefononte për të kërkuar ndihmë, ndërsa njëri prej skiatorëve kishte dëmtuar gjurin aq keq, sa nuk mund të ecte.
Kushtet atmosferike dhe terreni i thyer në zonë kanë bërë që pilotit të mos i mbetej zgjidhje tjetër përveç përdorimit të manovrës së njohur si “Skate support”.
Me helikën që gati cekte borën, kjo ishte një përpjekje që mund të rezultonte fare mirë në katastrofë, por fatmirësisht, doli me sukses.
Manovra ndihmoi, përveç të tjerash, edhe për të fituar disa minuta të vyera, sepse siç tregojnë punonjësit e shpëtimit, moti në mal ndryshonte shumë shpejt dhe koha nuk premtonte. Pjesë e ekipit të shpëtimit ishte edhe një mjek, i cili i dha të dëmtuarit ndihmën e parë, ndërsa më vonë ai u dërgua në spital./a.meta
Top Channel