Një shuplakë mes të rinjve 10 ditë përpara rezulton shkaku i atentatit ku mbrëmjen e 26 dhjetorit 2018 mbeti e vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe u plagos shoku i saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë rezultojnë se kanë shkatuar vdekjen e 17-vjeçares sipas materialit të prokurorisë së Tiranës.
Plumbat janë shkrepur nga Robert Prepepaj i riu i cili rezulton se është konfliktuar më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet parakrake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shupalalë.
Pork y veprim nuk është falur nga Robert Perpepaj i cili pak ditë para ndërrimti të viteve kishte ndërtuar planin për tu hakmarrë. Griselda Gjikolaj viktima e kësaj ngajrje pasditen e 26 dhejtorit ka dalë sëbashku me Saimirin të fejuarin e saj si dhe shokun e tij erjon Bengën dhe një tjetër shoqe. Në përfundim të kafes dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga dhe ai sëbashku me Saimirin përpara. Sipas dëshmive të të mbijetuarve sapo makina ka nisur ecjen aty janë afruar dy persona që kanë thyer xhamat e mjetit dhe në të majtë pas shoferit ka dalë Perperaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.
Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së mjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës. Të katër të rinjtë teksa mjeti drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në spitalin e traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.
Aktualisht vazhdojnë kërkimet për kapjen e Robert Perperajt ndërsa hetuesit janë ndihmuar për të zbardhur motivin e krimit nda dëshmitë e të mbijetuarve ekzaminimet e pamjeve filmike si dhe telefonave ceularë të të përfshirëve në këtë ngjarje. /raport.tv
/a.meta