Nje 5 vjeçare nga fshati Kolonjë qe u raportua nga disa media si e bllokuar, është transportuar meurgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Edhe pse fshati ishte i izoluar nga bora, ekipet e zjarrëfikseve dhe ato mjekësore kanë transportuar vogëlushen drejtë Spitalit Rajonal të Gjirokastrës ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ekipet e spitaleve në të gjithë vendin janë në gadishmëri, për t’u ardhur në ndihmë banorëve në të gjithë zonat e bllokuara nga dëbora./a.meta