Rektori i të Universitetit Bujqësorë të Tiranës është përplasur me studentë të UBT-së paraditen e kësaj të mërkure.
Bahri Musabelliu është afruar te studentët jashtë ambienteve të institucionit arsimor dhe u ka kërkuar llogari për përdorimin e megafonit.
Mes tij dhe një studenti zhvillohet një debat, gjatë të cilit toni i rektorit shquhet i lartë dhe kërcënues.
“Jepi o vlla jepi”, dëgjohet një prej stundetëve.
Rektori Bahri Musabelliu: Si ti japë mo! Ka mësim këtu!
Një nga studnetët: Po ça mësimi bëhet?!
Rektori Bahri Musabelliu: Unë jam profesor!
Studenti 1: Kur e thirre kryeministrin a u konsultove me ne këtu?
Rektori: Si, kush të tha?!
Studenti 1: Një sekondë, një sekondë…
Rektori: Ca sekondë mor?!
Ndërhyn një tjetër student: Ca është kjo e bërtitmë kështu, të bërtasim dhe ne?! Mos bërtit!
Studenti 1: Prej meje je në punë, për mu punon.
Rektori: Unë jam në punë prej teje?!
Studenti 1: Po, je shërbëtori im këtu. Këtu, je shërbëtori im.
Rektori: Djali….
Studenti 1: Jo, mos më thuj djali mu se jam student.
Një tjetër person i drejtohet studentët: Ej qetësohu, ça shërbëtor thua ti mor?