Situata e motit në vend pritet që të jetë jo e qëndrueshme edhe në 24 orët e ardhshme.
Në një dalje për mediat, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe se qarqet më të prekura nga reshjet e dëbora janë Shkodra, Kukësi, Korça, Gjirokastra, Dibra dhe Elbasani.
Ministrja i bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat malore që të evitojnë daljet nga shtëpitë e tyre.
“Akset kombëtare janë të qarkullueshme me përjashtim të Tepelenë –Gjirokastër dhe një pjesë në drejtim të Kakavijës. Në akset rurale, janë bllokuar zonat e thella, në Kukës, Dibër, Elbasan, Shkodër. Aktualisht në të gjitha qarqet e prekura nga dëbora po punojnë 100 mjete. Mbi 2000 efektivë të forcave të armatosura, OSHEE dhe shëndetësia është në gatishmëri. Helikopterët janë në gatishmëri për të ndërhyrë nga ajri. I bëj thirrje firmave kontraktore në të gjitha bashkitë që të respektojnë kontratat me zhbllokimin e akseve. U bëj me dije kompanive që mund të mos respektojnë kontratat po monitorohen dhe do të penalizohen. Respektimi i sinjalistikës është i nevojshëm për parandalimin e aksidenteve. Siguria e qytetarëve është misioni ynë, ndaj evitoni daljet e panevojshme nga banesat gjatë këtyre 48 orëve. Nëse keni nevojë për asistencë drejtohuni te pushtetin vendor, telefononi te numrat e emergjencave. Është detyrë kryesore e pushtetit vendor. Edhe drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë dhe të zbatojnë udhëzimet”.
a.cupaj